Ramiz Lladrovci i Bishtnon Premtimit për Gratë në Qeverisjen Komunale

“Kam pasë shumë takime me gra. Në takimin e fundit i kam pasë 500 gra zonja dhe zonjusha, intelektuale e profesore. Kam premtuar se drejtoresha në Komunën e Drenasit do të jenë 50 përqind gra 50 përqind burra. Unë nuk kam ba hajgare. Kemi thënë në këtë mandat do të provoj me çu deri në 50. Kam premtu që 50 përqind gra do t’i bëj drejtoresha edhe do t’i bëj. Grave u kam thënë që këtë mandat të mbetur nuk do të mbërrij me i ba 50 përqind por mandatin tjetër i cili është në tetor do t’i bëj. Në këtë mandat 3 deri në 4 gra do të jenë drejtoresha”, tha Lladrovci.

Por gruaja e Ramiz Lladrovcit, Shemsija, në një intervistë për KALLXO.com kishte thënë se “Ramiz Lladrovci ka premtu që 50% e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë”.

Këtë deklaratë Ramiz Lladrovci e dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kundër kandidatin e tij, me të cilin shkoi në balotazh për kryetar të komunës.

Balotazhi për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 18 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 4 dhjetor.

Debatin e plotë Lladrovci- Xhemajlaj mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e Facebook-ut të KALLXO.com më poshtë: