Flet Gruaja e Ramiz Lladrovcit

Kjo është Shemsije Istogu Lladrovci, bashkëshortja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Çifti që janë njoftuar si studentë, sipas Shemsijes bëjnë një jetë mesatare si të gjithë qytetarët e Kosovës, megjithëse në shtëpi kanë tre vetura.

Ajo pretendon se bashkëshorti është njeriu i duhur për Kryetar të Drenasit meqenëse sipas saj komuna është në gjendje të keqe.

“Drenasit sot i mungon që nga infrastruktura e më tutje. Është një papunësi e madhe, njerëzit janë pak sa të zhgënjyer”, thotë Istogu Lladrovci.

Ramizi, sipas bashkëshortes, i ndihmon asaj edhe në punët e shtëpisë dhe planifikon që gjysmën e drejtorive komunale ta udhëheqin gratë.

Lladrovci dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debattë moderuar nga Jeta Xharra.

KALLXO.com dje ka publikuar video të shtëpisë së Ramiz Lladrovcit  të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

http://kallxo.com/shtepia-e-ramiz-lladrovcit-e-xhiruar-nga-droni/