foto MKRS

Qeveria miratoi një koncept dokument për rininë

Me propozim të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, në mbledhjen e së martes të Qeverisë së Kosovës, është miratuar Koncept dokumenti për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të politikave dhe mekanizmave të përshtatshme për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë sikurse dhe avancimi i infrastrukturës ligjore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate teknike dhe profesionale.

Përmes një njoftimin MKRS bënë të ditur se këto objektiva institucionale, njëherazi janë edhe prioritete afatmesme të parapara dhe në politikat si dhe dokumentet relevante strategjike të Ministrisë se Kulturës, Rinise dhe Sportit.

Sipas këtij njoftimi, në kuadër të mbështetjes institucionale të sektorit të rinisë dhe Vizionit programor 2019-2022 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht si një ndër katër shtyllat strategjike të këtij vizioni, miratimi i këtij koncept dokumenti dëshmon për rëndësinë dhe njëherazi përkushtimin institucional për mbështetjen dhe avancimin e sektorit të rinisë

MKRS bënë të ditur se ministri Gashi para kabinetit qeveritar ka sqaruar se ministria  në kuadër të Planit vjetor të punës së qeverisë tek objektivi Promovimi dhe mbështetja e pjesëmarrjes se te rinjve dhe tek lista e Koncept dokumenteve për vitin 2019 ka parapare hartimin dhe aprovimin e koncept dokumentit për Fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë.

“Koncept dokumenti paraqet një bazë të qëndrueshme për të vazhduar përkrahjen e të rinjve në fushat e politikave sektoriale si dhe duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të rinjve në të dy nivelet e pushteteve në atë lokal dhe atë qendror”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.