Foto: Atdhe Mulla
Qeveria Kalon Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të Viteve 90-ta
11.4.2018 - 15:27
Qeveria e Kosovës ka reaguar në kohën e fundit për të evituar një grevë të përgjithshme të punëtorëve të arsimit në Kosovë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Statusin e Punëtorëve në Arsim të Viteve të 90-ta.
Kryeministri Haradinaj tha se ky projektligj u aprovua megjithë koston e madhe buxhetore
“Ligji për statusin e 90-tave ka kaluar. Një projektligj i distutum edhe pse e ka një kosot buxhetore, qeveria sot e ka aprovuar”, tha Haradinaj.
Kalimi i këtij ligji ishte kërkesa kryesore e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) për të mos filluar grevën me afat të pacaktuar nga e premtja.
http://kallxo.com/sbashk-shperfill-kerkesen-e-ministrit-greva-do-te-mbahet/