Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Jep 100 Mijë Dollarë për Koalicionin Anti- ISIS

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Qeveria gjithashtu është e gatshme të përkrahë iniciativën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri, duke ofruar asistencë në deminimin e zonave si dhe ndihmë humanitare në projektet që kanë të bëjnë me strehim, ushqim, shëndetësi, energji dhe nevoja tjera.

Paratë janë ndarë nga kategoria e mjeteve për gjëra të paparashikuara.

KALLXO.com vazhdimisht ka ndjekur proceset gjyqësore të zhvilluara në Kosovë kundër atyre që sipas aktakuzave u përfshinë në luftën në Siri e Irak.