Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj – Foto: Facebook/HashimThaci

Qeveria ia ndan 100 mijë euro Presidencës për këtë vit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marr vendim që Zyrës së Presidentit t’i ndahen 100 mijë euro për vitin 2018.

“Presidenca ka kërkuar nga Ministria e Financave 100 mijë euro për vitin 2018”, tha Bedri Hamza, ministër i MF-së.

Një javë më parë, Gazeta JNK shkroi se si draft-buxheti i vitit 2019 i miratuar në Qeverinë e Kosovës ia rritë zyrës së presidentit buxhetin për gati 1 milion euro.

https://kallxo.com/qeveria-haradinaj-ia-trash-kuleten-zyres-se-thacit/?fbclid=IwAR0Ea7B9Ijjnc-dxnCstqZ5pjvdKg3wCeBSAxOg1GZNH62qaGttWuzMLMCQ

Po ashtu në këtë mbledhje, Qeveria i ka ndarë 400 euro për familjet e personave të zhdukur për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të personave të zhdukur.

Si dhe, mijë euro për Komunën e Mitrovicës, me kërkesën e kësaj të fundit.