PSD e mbështetë nismën për shtesa të fëmijëve por kërkon ndryshime te mosha

Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, ka thënë se e mbështesin nismën për shtesa të fëmijëve duke pasur parasysh se i mbështesin politikat sociale.

Sipas saj një iniciativë e tillë do të duhej të vinte nga qeveria.

“Gjatë fushatës elektorale, tri subjektet politike janë deklaruar në fushatë për shtesa për fëmijë duke marrë parasysh edhe kryeministrin Haradinaj që ka thënë se secili fëmijë do të marr 20 euro shtesa edhe Nisma (ka deklaruar). Edhe PDK ka deklaruar që do të ndajnë nga 300 euro për secilin fëmijë të porsalindur”, tha ajo.

Baftiu tha se e kundërshton moshën e fëmijëve nga 0 deri në 16 vjet, pasi sipas saj në konventën për të drejtat e fëmijëve në nenin 1 thuhet se fëmijë kuptohet prej 0 deri 18 vjet.

“Unë po kërkoj që vitet të rriten aq sa i përket nocionit fëmijë. Dhe propozoj që shuma prej 10 euro të fillohet për një fëmijë 10 euro dhe të rritet së paku për çdo fëmijë nga 5 euro”, shtoi Baftiu.

Në Kuvend është duke u diskutuar për iniciativën e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Kadaj Bujupi, tha se shtesat e fëmijëve janë përpjekje e kahmotshme.

“Është çështje e interesit kombëtar që shtesat e fëmijëve të bëhen realitet e jo më larg se vitin tjetër”, tha ajo.

Sipas Kadaj Bujupit, ka rënie të natalitetit dhe prej vitit 2011 deri në vitin 2017 sipas saj janë 70 mijë lindje më pak.

https://kallxo.com/rezoluta-e-donika-kadajt-femijet-deri-16-vjec-te-marrin-nga-10-euro-ne-muaj-shtesa/

Deputetja Flora Brovina tha se Grupi Parlamentar i PDK-së, do ta përkrahë iniciativën e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi për Debat parlamentar në lidhje me shtesat e fëmijëve.

https://kallxo.com/flora-brovina-pdk-do-ta-perkrahe-iniciativen-per-shtesat-e-femijeve/

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherifi deklaroi se subjekti i tij politik e mbështetë nismën e deputetes Donika Kadaj-Bujupi për shtesa të fëmijëve.

https://kallxo.com/sherifi-shtesat-per-femijet-te-mos-jene-nen-10-euro/

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, tha se e përkrah propozimin për shtesa të fëmijëve por kërkon shumë më të lartë se shuma e propozuar prej 10 euro nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

https://kallxo.com/islam-pacolli-kerkon-qe-shtesat-e-femijeve-te-jene-me-te-larta-se-10-euro/