Prokuroria Reagon pas Emisionit për Vjedhjen në Tatime

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në një njoftim për medie të lëshuar nga zëdhënësja Liridona Kozmaqi bën të ditur se “me vëmendje ka përcjellë Emisionin ‘Jeta në Kosovë’ të transmetuar më 17.11.2016 në RTK me temë diskutimi: ‘Vjedhja Multi-milionëshe në Tatime’“.

Pas këtij emisioni, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit zotohet se do të ndërmarrë hetime.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore që ka do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore me qëllim të zbardhjes së plotë të asaj që pretendohet se ka ndodhur dhe nëse konstatohet se dikush ka shkelur ligjin, ndaj atyre personave do të veprohet në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore relevante,” thuhet në njoftimin e zëdhënëses Liridona Kozmaqi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Kozmaqi “Zyra e Kryeprokurorit inkurajon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në pajtim me ligjin të gjitha dëshmitë, provat dhe informatat që kanë, t’i ndajnë me institucionet kompetente, pasi që një gjë e tillë ështe edhe një detyrë qytetare”.

Të enjten emisioni “Jeta në Kosovë” shfaqi një hulumtim në të cilin u tregua se si disa kompani fantome në Kosovë po vidhnin në tatime.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

Ditën kur u transmetua ky emision, ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell kërkoi hetim rreth asaj që u tha në emision.

http://kallxo.com/akuzat-per-shmangie-tatimi-te-hetohen-seriozisht/

Të premetn hetime rreth evazionit në tatime kërkuan edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

http://kallxo.com/kerkon-te-hetohen-akuzat-per-vjedhje-ne-tatime/

http://kallxo.com/ambasadori-amerikan-kerkon-hetim-te-evazionit-ne-tatime/