Foto-ilustrim

Prokuroria jep detaje rreth vrasjes në ‘Veternik’

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje rreth vrasjes me armë zjarri që ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në lagjen ‘Veternik’ të kryeqytetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO.com se dyshohet se pronari i një shtëpie ka vrarë një person që dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje.

“Në bazë të informacioneve të para nga prokurori kujdestar, pronari i një shtëpie ka vrarë një person i cili dyshohet se ka tentuar të kryej një vjedhje”, ka thënë Imer Beka për KALLXO.com.

https://kallxo.com/nje-i-vrare-me-arme-zjarri-ne-veternik/

www.kallxo.com