Prizreni proteston kundër ngacmimeve seksuale

Organizata “FEM-aktiv” do të mbajë protestë kundër ngacmimeve seksuale në qytetin e Prizrenit.

Protesta do të mbahet ditën e diele në ora 13:00 në rrugën e Marashit.

Organizata përmes kësaj proteste kërkon institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për t’i parandaluar këto dukuri.

Sipas komunikatës së “FEM-aktiv” rastet për tentim-dhunim në Prizren janë të shpeshta.

E rasti i fundit i tentim-dhunimit një gruaje në rrugën e Marashit në Prizren është mjaftë shqetësuese, thuhet në komunikatën e “FEM-aktiv”.

“Në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del që 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave. Hapësirat publike janë të dominuara nga burrat, te cilat ato tanimë kanë filluar të paraqesin edhe rrezik për gratë. Ndërsa, është bërë një kohë e gjatë që gratë dhe vajzat e Prizrenit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me lagje te caktuara të cilat nuk kanë fare ndriçim apo janë pjesërisht të ndriçuara, duke ja limituar mundësinë për të lëvizur të sigurta në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.