Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një i dyshuar për sulm seksual

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimet për sulm seksual ndaj një vajze-gruaje.

Siç bën të ditur Policia i dyshuari me urdhër të prokurorit pasi është intervistuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.