Presidenti Shkon për Ngushëllime në Familjen Maloku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë shkuar në Plloqicë të Malishevës për ngushëllime pas vrasjes së vëllezërve Maloku.

“Ka qenë prekshme dhe e dhimbshme për të gjithë… institucionet e vendit do të punojnë maksimalisht për të zbuluar të vërtetën. Prandaj, duhet të kemi besim në shtet, duhet të kemi besim në drejtësi, duhet të kemi besim në të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.

Më tej fjalën e mori ministri i Drejtësisë, i cili tha se rasti i të premtes në mëngjes ka qenë shumë i rëndë. “Më ka marrë në telefon presidenti dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm, të gjitha autoritetet janë duke e bërë maksimumin që këta njerëz që e kanë kryer këtë vepër të dalin para drejtësisë“, tha ministri Abelard Tahiri.

Vizitën e presidentit për ngushëllime e ka bërë publike përmes një video-incizimi në “Facebook” ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, një i afërm i dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, të cilët u vranë në orët e para të së premtes në oborrin e shtëpisë së tyre.

http://kallxo.com/video-flet-deshmitari-vrasjes-se-vellezerve-ne-pllocice-te-malisheves/

Dyshohet se vëllezërit Maloku u vranë nga persona që kishin hyrë në pronën e viktimave për të grabitur.