Policia Shkatërron Rrjetin e Kontrabandimit të Barërave

Rubrika “Policia” në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë“ ka transmetuar aksionin policor, gjatë të cilit janë konfiskuar mbi 100 mijë paketime të barërave të kontrabanduara.

Edicioni sjell pamjet ekskluzive të bastisjeve në shtatë lokacione në rrethin e Prishtinës dhe Podujevës.

Në operacionin e koduar “Medikamenti” ishin të angazhuar rreth 300 policë, përfshirë edhe ata të Njësive Speciale.

Në aksionin e filmuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës transmetohen pamjet filmike të Policisë tek ndërhyjnë me forcë për të demoluar dyert e shtëpive ku besohet se fshihen kontrabandistët.

Në detaje të tjera aksioni sjell momentet kur Policia zbulon një depo barërash në tavanin e një shtëpie në lagjen “Kolovicë” të kryeqytetit.

Në intervista me hetuesit e rastit reportazhi sjell detajet e hetimit përfshirë kohën gjatë të cilës grupi është vëzhguar e përgjuar nga njësia e hetimeve.