Policia para kishës | Foto: KALLXO.com

Policia Ruan Kishën edhe Kur S’ka Aktivitete

Policia e Kosovës po qëndron edhe sot afër kishës ortodokse serbe që ndodhet në oborr të Universitetit të Prishtinës.

Zëdhënësja  e Policisë së Kosovës Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se dalja e policisë sot para kishës ka ndodhur për shkak se forcat e rendit kanë marrë një paralajmërim për protestë.

“E kemi të paralajmëruar një protestë. Na jemi duke u kujdesur për të gjithë sigurinë. Policia vazhdon të qëndrojë para kishës për të siguruar rend dhe qetësi për qytetarët,” tha zëdhënësja Ahmeti për KALLXO.com

Mirëpo Flamur Pireva, përfaqësuesi i studentëve të cilët kanë protestuar të shtunën e kaluar dhe gjatë ditës së djeshme tha për KALLXO.com se nuk kanë paralajmëruar asnjë aktivitet për ditën e sotme.

“Sot nuk ka ndonjë aktivitet, as prej neve, as prej ndaj grupit tjetër të studentëve,” tha Pireva për KALLXO.com

Ai shtoi se nuk  kanë bërë asnjë paralajmërim për protestë.

“Jo, ne si SKV (Studim, Kritikë, Veprim) nuk kemi paralajmëruar protestë, mirëpo qysh në protestën e parë kemi thënë që ditëve në vijim do të organizohemi përsëri, por nuk kemi specifikuar ndonjë ditë,” deklaroi Pireva.

Megjithatë ai shtoi se gjatë kësaj jave do të organizojnë edhe ndonjë aktivitet tjerër, mirëpo që ende nuk kanë vendosur për datën.

Një grup i studentëve është përleshur të shtunën me policinë duke tentuar që të vendosin një pankartë në kishin ortodokse.

http://kallxo.com/studentet-mbajne-ligjerate-para-kishes/

Edhe dje grupi i studentëve i quajtur “Uniteti” dolën para objektit të kishës për të lexuar, duke përçuar mesazhin se çdo lokacion brenda kompleksit universitar duhet shfrytëzuar për nevoja të studentëve.

http://kallxo.com/studentet-mbajne-ligjerate-para-kishes/

E rreth çështjes së kësaj kishe ne oborr të UP-së, ka reaguar edhe vetë rektorati, duke kërkuar që t’i kthehet prona universitetit.

http://kallxo.com/universiteti-prishtines-pret-qe-ti-kthehet-prona/