Foto:KALLXO.com

Policia ndalon dy shtetas serb pasi u kapën duke kontrabanduar mall

Dy persona janë ndaluar nga ana e policisë për kontrabandim me mallra.

Policia ka sqaruar se gjatë mëngjesit të djeshëm, kanë ndaluar dy persona shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror me veturë dhe kanë tentuar të kontrabandojnë mall me vlerë rreth 700 euro.

Të dyshuarit janë ndaluar në Koshuticë.

Me vendim të prokurorit vetura me mall është dërguar në terminalin doganor ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.