Policia Mbush 17 Vjet, Synon Luftimin e krimit e Korrupsionit

Rasti e kërkoi që sot policia t’i ofrojë siguri policisë përderisa policia po festonte 17 vjetorin e themelimit.

Drejtues të qeverisë dhe të forcave të rendit u mblodhën të martën për ta shënuar përvjetorin e themelimit të forcës e cila në shtator të vitit 1999 nisi si Shërbim Policor i Kosovës, me pak policë vendorë dhe me një mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare.

I pari i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se policia fokusin kryesor e ka në krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Time Code 02:58-03:16 Pamje 00023

“Policia e Kosovës është fuqishëm e përkushtuar që të përmbush misionin dhe vizionin e saj duke synuar që përmes punës së saj të ketë refleksion rajonal dhe më gjerë në aspektin e sigurisë dhe fokus kryesorë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit si shqetësim global”, tha Maxhuni.

Ai shtoi se falë angazhimit të zyrtarëve policorë shumë shpejt avancuan që të jenë një institucion mjaft serioz për sigurinë e Kosovës.

“Falë angazhimit dhe punës të secilit pjesëtar të policisë së Kosovës në shumë shpejt por sigurt avancuam drejtë të qenurit institucion mjaft serioz për sigurinë e qytetarëve të vendit. Rrugëtimi 17 vjeçar i mijra burrave dhe grave të devotshëm për tu shërbyer qytetarëve çdo herë ka qenë, ka bërë që Policia e Kosovës të gëzoj respekt dhe mbështetje nga të gjithë”, shtoi Maxhuni.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se ky përvjetor është ai i punës i sakrificës dhe i ndërtimit të policisë, pasi sipas tij është një institucion i besueshëm dhe i rëndësishëm për Kosovën.

“Është një përvjetor i punës, një përvjetor i sakrificës, është një përvjetor i ndërtimit të Policisë së Kosovës si institucion shumë i besueshëm dhe tepër i rëndësishëm për Kosovën”, tha Mustafa.

Ai shtoi se policia ka bërë punë të mrekullueshme në shërbim të qytetarëve, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Unë mund të them se ju keni bërë një punë të mrekullueshme se Policia e Kosovës ka bërë një punë të lartë profesionale, ka treguar profesionalizëm ka treguar disiplinë, ka treguar përkushtim për mbajtjen e rendit dhe qetësisë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe në shërbim të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë ka zbatuar në mënyrë të për kushtueshme ligjet dhe kushtetutën e Kosovës”, shtoi ai.

E Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni tha se pa marrë parasysh sfidave, siç i quajti ai, ndonjëherë makabre “policia gjithmonë është e përkushtuar në punën e saj duke i shërbyer popullit të Kosovës”.

“Sot kemi shumë arsye që të jemi krenar sepse kemi polici profesionale absolutisht me integritet të madh edhe njerëzor edhe profesional dhe një polici të përkushtuar në shtetin e vet, që nuk i mungon vullneti as gatishmëria”, tha ministri Hyseni.

Në fund të kësaj ceremonie, nga drejtori i policisë, ministri i punëve të brendshme, prokurori i shtetit, themeluesit të policisë së Kosovës  u ndanë edhe medalje e mirënjohje për zyrtarë e dalluar policorë.