Ilustrim|Foto: Policia e Kosovës

Policia Kap 83 Kilogramë Marijuanë

Sipas Policisë së Kosovës 83 kilogramët e marijuanës u konfiskuan në fshatin Rastavicë të Deçanit.

Detaje për aksionin policor në të cilin u kap kjo sasi droge dha kreu i Drejtorisë së Hetimeve të Trafikimit me Narkotikë Bahri Shala.

Shala tregoi se aksioni u zhvillua pas hetimeve disamuajshe në terren dhe përdorimit të masave të fshehta.

Përveç konfiskimit të drogës, policia arrestoi edhe tre persona që janë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shala njoftoi se të përfshirët në këtë trafikim droge u kapën në flagrancë derisa bartnin dhe shkëmbenin sasinë e narkotikëve të konfiskuar.

Shala bëri të ditur se marijuana ishte me prejardhje nga Shqipëria, ndërsa në Kosovë sipas tij ajo do të qëndronte vetëm derisa të përgatitej për transport në vendet e Evropës Perëndimore.

Gjatë aksionit policor u konfiskuan edhe tri makina dhe pesë telefona celularë.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksionet e policisë kundër narkotikëve.