Policia Jep Detaje për Incidentin Mes Deputetëve

Policia në raportin njëzet e katër orësh tregon se ka intervistuar dy persona që u përfshinë në sulme ndaj njëri-tjetrit pasditën e vonshme të ditës së djeshme.

Sipas policisë, njëri nga të përfshirët në zënkë ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia më tutje bën me dije se po trajton si të dyshuar dy personat që u përleshën.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin policor.

Dje, në kohën për të cilën policia po raporton se ka ndodhur ky aksident, Frashër Krsniqi e Milaim Zeka ishin duke zhvilluar një debat me fyerje e polemika në studiot e Klan Kosovës.

Në një moment gjatë këtij debati Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Zeka në drejtim të Krasniqit.

Më pas nga pamjet u pa Frashër Krasniqi të ngrihet nga karrigia e debatit dhe ta sulmojë fizikisht Zekën.

Incidentin mes deputetëve e dënuan Nisma për Kosovën, deputet i së cilës është Zeka dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe deputeti i saj Frashër Krasniqi shprehën keqardhje për këtë zhvillim.

http://kallxo.com/qeveria-reagon-per-incidentin-mes-deputeteve/

http://kallxo.com/frasher-krasniqi-shpreh-keqardhje-per-incidentin/