foto: Ilustrim

Policia jep detaje për grabitjen e automjetit të bartjes së parave të bankës

Vetura e cila transportonte paratë e një banke është grabitur  dje në fshatin Preoc në Graçanicë.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

Katër të dyshuar, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur automjetin, i cili transportonte paratë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar dhe as për shumën e parave të grabitura.

KALLXO.com ka raportuar dje për këtë rast.

https://kallxo.com/grabitet-nga-kater-persona-nje-banke-ne-cagllavice/