Policia jep detaje për aksidentin në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Para pak orëve KALLXO.com raportoi për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes një motoçikletë dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.