FOTO: Aksident në lagjen “Arbëria” të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Sipas disa fotografive të dërguara nga një qytetar në KALLXO.com, shihet se në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti në fjalë.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

 

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com