Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për aksidentin në Komoran

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të sotëm që ndodhur në rrugën mes fshatrave Komoran e Sankoc të Drenasit.

Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahut, tha për KALLXO.com se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 10:30, dy persona kanë pësuar lëndime.

Sipas Fejzullahut, lëndimet janë të lehta.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, tha Fejzullahu për KALLXO.com

Policia ende nuk e di shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që njësitet e saj po merren me rastin.

KALLXO.com raportoi më herët për këtë aksident.

https://kallxo.com/foto-aksident-i-rende-ne-komoran/

Një qytetar e lajmëroi rastin në KALLXO.com dhe nga vendi i ngjarjes dërgoi fotografitë e mëposhtme.