Policia gjobit mbi 1.000 shoferë

Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që shkelin rregullat e komunikacionit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 1.198 tiketa për shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, të cilët kanë shkelur rregullat.

Policia ka njoftuar po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 24 të tjerë pa të lënduar.

KALLXO.com raportoi dje për një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë.

Dy persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në spital.

https://kallxo.com/foto-aksident-i-rende-ne-rrugen-gjilan-prishtine/

www.kallxo.com