Foto: Ilustrim

Policia Gjen Eksplozivë e Granata në Pikën Kufitare në Veri

Policia kufitare në Jarinje, pikën kufitare në pjesën veriore të Kosovës, ka ndaluar një kamion në të cilin janë gjetur eksplozivë dhe disa granata dore.

Kamioni ka qenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla.

“Sipas informacioneve të para, është ndaluar një kamion që dyshohet për bartje të eksplozivëve dhe disa granatave të dorës. Janë arrestuar tre persona”, tha kryeprokurori Syla.