Deri në dy orë pritje për të dalë nga Jarinja për në Serbi

Kolonë e gjatë deri në 2000 metra është krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, pikë kjo që lidhë Kosovën me Serbinë.

Kolona është krijuar pas interesimit të serbëve të Kosoves për të qenë pjesë e zgjedhjeve që po mbahen sot në Serbi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar për të dal nga Kosova në Serbi përmes kësaj pike duhet të pritet nga 90 minuta deri në 2 orë.

Ekipi i KALLXO.com ka përcjellur nga mëngjesi organizimin e serbëve lokal për të shkuar për të votuar në Serbi.

Në Jarinje është parë që përpos autobusëve, një numër i madh i qytetarëve janë duke përdorur edhe veturat për të udhëtuar në Serbi.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në Bërnjak. Kolona është 400 metra, ndërsa pritjet janë 30 deri në 40 minuta.

Zgjedhjet në Serbi, dhjetëra serb lokal nisen nga Mitrovica e Veriut për të votuar