Pika kufitare në Jarinjë

Jarinje, arrestohet shtetasi i Serbisë pasi nuk zbatoi urdhërat e policisë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Jarinje, pasi që nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, për të liruar rrugën me veturën e tij.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i njëjti kishte një qen në veturën e tij, për të cilin nuk posedonte asnjë dokument dhe i ishte refuzuar hyrja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.