Foto-ilustrim

Policia-Aksion Kundër Trafikimit

Aksioni për identifikimin e viktimave të trafikimit rezultoi me arrestimin e dy personave për armëmbajtje pa leje dhe pengim në kryerje të detyrës zyrtare.

Në lokalet e kontrolluara sipas komunikatës së policisë përveç për veprimtari ilegale dyshohej për shfrytëzim të viktimave të trafikimit.

Gjashtë nga 32 lokalet lokalet e kontrolluara janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë të dokumentacioneve përkatëse, ndërsa ndaj pronarëve të tyre kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Komunikata e policisë njofton se për prova materiale policia ka konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

“Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia, të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës,” thuhet në komunikatën e policisë.

Ky operacion policor është realizuar në tërë territorin e Kosovës.