Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Podujevë: Nxënësja raporton se u godit nga arsimtari  

Policia e Kosovës ka njoftuar se kishte arrestuar një mësimdhënës në komunën e Podujevës pasi një nxënëse e shkollës fillore kishte raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mësimdhënësi i saj.

Tutje në raportin e policisë thuhet se viktima kishte marrë tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.