Foto: Ilustrim

Plagosje në Diskotekë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në orët e hershme të mëngjesit një person ka mbetur i plagosur në një diskotekë në Gjilan.

Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:50 të mëngjesit kur i dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin tjetër, punëtor sigurimi në një diskotekë, e ka sulmuar fizikisht atë duke tentuar që ta godiste me thikë.

“Më pas punëtori i sigurimit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. I plagosuri me armë zjarri është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari i dytë (punëtori i sigurimit) është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma e llojit CZ99”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.