Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Pesë të Arrestuar për Prostitucion

Policia e Kosovës njofton se pas një pas një hetimi disamujor ka ndërmarrë mbrëmë një operacion gjatë të cilit janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se janë të involvuar në ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Gjatë operacionit të zhvilluar rreth orës 23:30 në një lokacion të Gjilanit janë arrestuar: A.B. (i gjinisë mashkullore), F. B. (femër), I.F. (mashkull), D.K. (mashkull), dhe V.D. (femër).

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan.