ilustrim
Pesë prizrenas rrihen mes vete, përdorin mjete të forta
15.6.2019 - 15:58
Pesë burra nga Prizreni janë arrestuar pasi ishin rrahur me mjete të forta, pas një mosmarrëveshje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa është bërë e ditur se njësia policore ka arrestuar katër prej tyre dhe me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i pestë për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk ishte intervistuar.