Përpunimi i Drogës në një Shtëpi të Pejës

K1 vazhdoi edhe sot dëshminë me video-lidhje.

Ky dëshmitar u mor në pyetje nga prokurori në lidhje me një fletore ku sipas tij grupi i lidhur me Naser Kelmendin shkruante sasinë e drogës dhe destinacionin e saj.

K1 tha se përziente drogën, ndërsa nga kjo gjë fitonte para. Ai foli edhe për një shtëpi në Pejë në të cilën është bërë përzierja e drogës.

Tregoi se ka bërë përzierjen në një dhomë të asaj shtëpie, duke e përshkruar strukturën e dhomës dhe mjetet më të cilat është punuar për të bërë përzierjen. Ai tha se rrobat të cilat i ka veshur gjatë përzierjes kanë qenë vetëm për një përdorim.

K1 gjatë deklaratës së tij bëri të ditur se rreth 250 kilogramë drogë i ka përzier edhe në Beograd dhe për këtë përzierje ka marrë diku 10-15 mijë euro.

Ai tha se përzierjen e drogës e ka bërë edhe nëZvicër, Gjermani, Austri, Holandë, Belgjikë, Spanjë, “nuk ka pasur vend ku nuk kam shkuar për këtë punë,” deklaroi dëshmitari K1.

K1 tha se për punën e bërë kurrë nuk është paguar direkt nga Naser Kelmendi, por nga të tjerët.

Ky dëshmitar tha se 350 kilogramë heroinë që ka ardhur nga Turqia është dërguar nëpër vende të  ndryshme si Çeki, Itali, Kroaci e vende tjera.

K1 dëshmoi edhe dje.

http://kallxo.com/deshmitari-i-mbrojtur-flet-per-rrugen-e-droges/

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në vitin 2013 pas një fletarrestimi ndërkombëtar.

Aktakuzën kundër Kelmendit e ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi  aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

Thesari i SHBA-së  në vitin 2012 e ka identifikuar Kelmendin si trafikant të lëndëve narkotike

Shumë seanca të këtij gjykimi janë zhvilluar pa praninë e publikut.

Seanca e radhës u caktua për nesër ku do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit K1.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

http://kallxo.com/drejtori-i-burgut-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit/

http://kallxo.com/dy-deshmitare-nga-bosnja-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit/

http://kallxo.com/slavisha-petkoviq-mohoi-se-njihte-naser-kelmendin/

Në vitin 2014 “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim për një laborator të përpunimit të drogës në afërsi të Pejës.

[interaction id=”56e9cb81703e265d184f4808″]