FOTO ILUSTRIM

Persona të maskuar thyejnë lokalin e vjedhin gjëra të ndryshme

Orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme është thyer një lokal në Prishtinë.

Sipas pronarit të lokalit i cili ka raportuar në polici rastin, pesë persona të maskuar kanë thyer lokalin me mjete të forta dhe nga aty kanë vjedhur gjëra të ndryshme.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse të dyshuarit janë identifikuar apo janë të njohur për policinë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.