Përplasje mes asamblistëve të PSD-së dhe LVV-së në Asamblenë e Prishtinës

Në diskutimet gjatë Kuvendin Komunal të Prishtinës, për pikën e rendi të ditës, fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Matit 1” vazhdimi i ‘Rrugës B’, pati përplasje mes asamblistëve të PDS-së dhe VV-së.

Asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, akuzoi drejtorin për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm se po gënjen lidhur me planet për këto projekte.

“Me u bë njerëz taman me i pranua dështimet e juaja keni dështua për një tender, te çështja. E universitetit prapë kanë dal probleme tek banorët sepse janë anku se pjesa e vetme e panderume po shkatërrohet nga komuna ne kërkojmë që diskutimet publike të jenë të vazhdueshme sepse kur ka diskutim publik me qytetar Shpend Ahmeti me Kadri Veselin mbante konferenca per ekipin e komunën e ka lënë”, shtoi Azemi.

Azemi u shpreh tutje se Ahmeti del në konferenca me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe nuk merr pjesë në debatet publike me qytetarë.

Ndërkaq, asamblistja e PSD-së, Vala Peshku iu kundërpërgjigj menjëherë.

“Kujt po ja mshel gojën? Duhet me ditë me u ndal najhere. Kastraveci nihere”, iu drejtua Peshku-Azemit.

Ndërkohe, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan përveç, pika e 9-të, propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të Bahri (Rifat) Hoxhës dhe Besnik (Halit) Asllani.

Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Matit 1” vazhdimi i ‘Rrugës B’ (Bahri Fazliu), pjesa jugore dhe Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollesishëm për zonën e lagjes “Kalabria”, pjesa e kolektorit, të dy këto pika të rendit të ditës kanë kaluar, pas prezantimit të hartimit të Hartës zonale të Komunës së Prishtinës dhe Planit zhvillimor komunal të Prishtinës.