Veseli: Sigurimi e Dinte se Albulena Haxhiu e ka Marrë Gazin Lotsjellës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë publikisht se organet e sigurisë e kanë ditur kur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e ka marrë gazin lotsjellës nga zyrat e Vetëvendosjes brenda ndërtesës së Kuvendit për ta sjellë në sallën ku po mbahej seanca të premten e kaluar.

“Organet tona të sigurisë e kanë ditur dhe kur Albulena ka shkuar me marr gazin lotsjellës në zyrë, po e them publikisht se e ka sjellë në sallë, nuk ka ba hiq mirë (sikur) edhe heroizmi i Albinit mu tregu trim”, tha Veseli.

Këtë deklaratë Veseli e ka bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u diskutua për përgatitjen e skenarit se si të veprohet të enjten në seancë.