Rezolutë për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës miratoi me 72 vota për dhe  9 kundër rezolutën për përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Rezoluta është miratuar pas interpelancës me ministrin e jashtëm, Hashim Thaçi, të kërkuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së.

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaqi gjatë ditës së sotme ka qenë në interpelancë para deputetëve të Kuvendit, kërkesë kjo e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai gjatë në interpelancës për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi tha se ky kufi do të jetë në përputhje me Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e vitit 1974.

“Çdo deklaratë që ka shmangie nga kufiri i vitit 1974 është e paqëndrueshme, është e paargumentueshme me dokumente gjegjëse legale, politike dhe historike,” deklaroi Thaçi.

Sipas tij Kosova nuk do të dalë humbëse në këtë proces.