Jeta në Kosovë – Përmbledhje 2014

Sonte në emisionin e fundit për këtë vit të ”Jeta në Kosovë”, u dha një përmbledhje e vitit 2014.

Cilat ishin temat që karakterizuan vitin 2014 e të cilat “Jeta në Kosovë”, i ka hulumtuar, analizuar, e debatuar?

Si kishte filluar, e si po përfundon ky vit? Cilat ishin skandalet më të mëdha të vitit, e cilat ishin të arriturat më të mëdha?

A do të mbahet mend viti 2014 si vit i bllokadës e ngërçit politik 6 mujor? A ishte ky vit i skandaleve të EULEX-it, misionit të BE-së në Kosovë? A ishte vit i dështimit të reformave në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” dhe skandalit me stenta?

A do të mbahet mend ky vit për ikjen e kosovarëve në vendet e Bashkimit Evropian?

Gjithashtu do të ndiqni Emisionin “Tema”. Kolegu Faik Ispahiu ka analizuar se sa po zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

“Jeta në Kosovë” transmetohet të enjten nga ora 20:20 dhe repriza jepet të nesërmen në mesditë.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, u qëllua me armë zjarri.

Ata i kanë uruar shërim të shpejtë.

Ndërsa kanë thënë se e dënojnë fuqishëm aktin.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të ndyrë të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”- ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

 

Ndërsa kryeministri Kurti ka thënë se dhuna nuk ka vend në demokraci.

 

Faqja zyrtare e kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka konfirmuar se ndaj tij është bërë atentat.

Sipas postimit, Fico u qëllua disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetë.

“Në Robert Ficon u bë atentat sot. Ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratisllavë për shkak të nevojës së një procedure akute. Orët e ardhshme do të vendosin” – thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook” të Robert Fico më 15.05.2024.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot, më 15.05.2024, se është qëlluar me armë zjarri kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e Qeverisë.