Gjendet pa Shenja Jete një Person në Prishtinë

E.A. mashkull 55 vjeçar është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Imzot Nik Prela” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast kanë hasur viktimën mashkull E. A. 55 vjeç, i cili ishte pa shenja jete,” tha Ahmeti.

Sipas policisë vdekjen e këtij personi e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ahmeti bëri me dije se pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe pas obduksionit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.