Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një stallë në Mleqan të Malishevës

Në fshatin Mleqan të komunës së Malishevës, një qytetar ka raportuar në Polici se i është përfshirë një stallë nga zjarri.

“Ankuesi i komunitetit shqiptar ka raportuar se një stallë i është përfshirë nga zjarri”, theksohet në raportin e Policisë për 24 orët e fundit.

Në raportin e Policisë së Kosovës ky rast është klasifikuar si zjarrvënie.

Njësia e zjarrfikësve ka fikur zjarrin.

Sipas ankuesit në stallë ka pasur ushqim bagëtive dhe një gjedh (viç).