Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri garazha e një shkolle në Rahovec

Një garazh e një shkolle në Rahovec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar.

Policia ka sqaruar se ende janë të panjohura rrethanat e zjarrit i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 21:55.

Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Policia e ka cilësuar rastin si zjarrvënie.