Pamje nga performanca "Kontrata" e grupit “FEMaktiv” në Prizren – Foto: FEMaktiv

Performancë në Mbrojtje të të Drejtave të Punëtorëve

OJQ-ja ka vlerësuar se Kosova është me përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon.

“Gjithashtu, shumica e punëtorëve/eve vazhdojnë të punojnë pa kontratë pune dhe në kushte të mjerueshme”, thekson grupi, duke vlerësuar se për shkak të mungesës së sigurisë në vendet e punës gjatë vitit 2016 nëntë puntorë kanë humbur jetën, e në tremujorin e parë të vitit 2017 katër puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Sipas grupit, raporte të ndryshme tregojnë se 82 për qind e grave nuk janë aktive në tregun e punës.

“Në anën tjetër, gratë shtatzëna vazhdojnë të diskriminohen në vendet e punës, sidomos në sektorin privat. Një numri të madh të grave shtatëzëne i ofrohen kontrata afatshkurte, ndërsa të tjerave u ndërpritet kontrata ose zëvendësohen deri sa ato gjenden në pushim të lehonisë”, thekson “FEMaktiv”.

Po ashtu, ky grup thekson se 80 për qind e grave që punojnë në sektorin privat nuk posedojnë kontratë pune, kurse rreth 31 për qind e tyre që punojnë në këtë sektor punojnë 10 ose më shumë në ditë.

Duke i pasur parasysh gjithë këto probleme dhe të tjera “FEMaktiv” organizoi sot një performacë publike në mënyrë që bashkë me qytetarët t’i ndajë dhe artikulojë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme.

http://kallxo.com/vv-numer-alarmant-punetoreve-te-vdekur-ne-vendin-e-punes/