PSD me aksion simbolik para Qeverisë: “Jemi në pushim vjetor ndaj të drejtave të punëtorëve”

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me rastin e 1 majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve.

Aktivistët e PSD-së, në oborrin e Qeverisë kanë vendosur një ulëse, qadër dhe një pije me një mbishkrim “Jemi në pushim vjetor (365) ditë ndajt të drejtave të punëtorëve”.

Donjeta Demolli nga PSD tha se mirëmbajtësja në zyrën e kryeministrit paguhet 185 euro, duke shtuar se punëtorët e supermarketeve nuk pushojnë as në festa e as në fundjavë.

“Në Zyrën e Kryeministrit sot mirëmbajtësja e zyrës së tij paguhet veç 185 euro, punëtorët e supemarketeve nuk pushojnë as në festa, as fundjavë dhe nuk guxojnë me kërku pushim as kur janë sëmurë. Mjekët e infermierët punojnë në vende ku pikë tavani, punëtorët e sigurimit punojnë në kabina 1 metër katror edhe në zheg edhe në të ftoftin më të madh”- tha ajo.

Sipas saj kryeministri është në pushim, jo vetëm në festa por gjatë gjithë vitit.

“Kryeministri në pushim. Pushim jo vetëm festave, jo vetëm në fundjavë, por 365 ditë. Për këtë arsye ne sot e kemi ilustruar qasjen e Kryeministrit përballë punëtorëve. Ajo është pushim, qejf e rahati”- deklaroi ajo.

Demolli thotë se kryeinspektorati i inspektoratit të punës është emëruar jashtëligjshëm.

“Kryeinspektorati i inspektoratit të punës është emëruar jashtëligjshëm. Ky kryeminstër nuk është i vetëdijshëm që dispozitat e ligjit të punës po shkelen për ditë. Paga minimale 180 euro nuk i mjafton punëtorit as me e kalu gjysmën e muajit dhe paga minimale në Kosovë është paga më ulët se në vendet e rajonit”- u shpreh ajo.

Pjesëtarja e PSD-së tha se një punëtor në Kosovë nuk ia del me kushte të punës, teksa thksoi se dhjetra qytetarë janë larguar ngavendi dy vitet e fundit.

“Punëtori i Kosovës nuk po ia del me këto kushte të punës. Dhjetra mijëra u larguan në dy vitet e fundit. Të tjerët do të vazhdojnë të neglizhohen nëse nuk organizohen. Kjo qeveri e ka dëshmu që është në gjatësi valore veç me të pasurit, veç me oligarkët është miqësu me ta. Andaj, ne jemi të bindur që klasa punëtore do të vazhdojë të shtypet e nëpërkëmbet nëse nuk organizohet në rezistencë”- ka thënë Demolli.

“Ne e i ftojmë të gjithë që të rrisin rezistencën dhe të rrisin solidaritetin sepse ky kryeministër nëse ne nuk rezistojmë ka me vazhdu këtë pushim që është tu e bo ndaj të drejtave të punëtorëve deri në fund të mandatit”- shtoi ajo.

1 Maji është dita që në të gjithë botën i kushtohet punëtorëve.

Kjo lindi nga lufta e tyre për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.