Ilustrim

Përdor letërnjoftimet e tre personave për të marrë kredi

Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, për mashtrim.

Policia ka njoftuar se i dyshuari duke përdorur letërnjoftimet e tre viktimave, ka mashtruar në marrjen e kredive në vlerë 3 mijë e 200 euro.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.