Foto: Komuna e Istogut

Për 4 muaj, 126 persona të arrestuar në Istog

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka raportuar sot mbi gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Istogut për përudhen katër mujore të këtij viti.

Sipas njoftimi të zyrës së informimit në komunën e Istogut, gjatë raportimit në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komandanti i Stacionit Policor të Istogut, Enver Gashi,ka thënë se gjendja e sigurisë në ketë komunë vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.

126 persona të arrestuar dhe 13 armë janë konfiskuar brenda katër muajve të parë të këtij vitit në territorin e komunës se Istogut nga policia.

“Nga muaji janar e deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë 187 raste, 33 aksidente trafiku. Janë lëshuar 1243 tiketa në trafik,126 persona të arrestuar, 18 të ndaluar, janë konfiskuar 13 arme dhe kemi asistuar në 48 raste”, citohet të ketë thënë Gashi.