Foto: QKUK/Facebook

Për 24 orë 73 operacione në QKUK

Bazuar në raportin e Klinikës së Anesteziologjisë, në 24 orët e fundit janë kryer 73 operacione në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 24 operacione, në sallat e Klinikës Emergjente 2 operacione. Stafi shëndetësor i Klinikës së Ortopedisë ka kryer 8 operacione ndërsa në Kirurgjinë Maksilofaciale janë kryer 2 operacione.

Me anestezion total në Klinikën e Syve janë kryer 3 operacione, përderisa po ashtu me anestezion total në Klinikën e Otorinolaringologjisë janë kryer 4 operacione.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale 6 operacione, Kirurgjia Torakale ka kryer 2 operacione, në Klinikën e Neurokirurgjisë 4 operacione, në Kirurgji Plastike 3 operacione.

Kirurgjia Vaskulare 3 operacione, Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve 2 operacione. Në sallat e Klinikës së Urologjisë përfshirë edhe cistoskopi, endourologji dhe ESWEL, janë kryer 11 raste.