Foto Ilustrim: Arkiva/KALLXO.com

Pengon Policët Pasi i Shqiptojnë Gjobë Trafiku

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Policët e ndalën këtë person, pasi ai kreu kundërvajtje në trafik, ndërsa më pas ai pengoi policët gjatë shkrimit të tiketës.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe në Viti janë arrestuar dy persona nuk kanë respektuar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me urdhër të prokurorit, njërit nga të dyshuarit për sulm i është caktuar ndalimi policor, ndërsa tjetri është liruar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës.