FOTO: Ilustrim

Pejë - Arrestohet një person për kanosje përmes telefonit

Të hënë rreth orës 01:00, një person ka raportuar në Stacionin Policor në Pejë se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar.

Pas marrjes së këtij informacioni, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë intervistuar viktimës dhe rasti është iniciuar si vepër penale kanosje.

Pas hetimeve intensive nga ana e policisë, gjatë ditës së djeshme, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin A.P., 36 vjeçar për kanosje.

Policia në Rajoni e Pejës ka njoftuar se të  dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit  për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Sipas policisë, hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre penale.