Pejë, arrestohet dy nëna për keqpërdorim të fëmijëve

Dy nëna janë arrestuar nga policia në rajonin e Pejës nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijëve të tyre.

Policia ka njoftuar se e dyshuara e parë është arrestuar dje rreth orës 11:00, pasi që në rrugë policia ka gjetur dy fëmijët e saj të moshës së mitur duke kërkuar lëmoshë.

Ndërsa e arrestuara e dytë është arrestuar një orë më vonë, pasi të njëjtës policia i ka gjetur dy  fëmijët e saj, po ashtu të moshës së mitur duke kërkuar lëmoshë.

Dy të dyshuarat, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka raportuar dje për një rast të keqpërdorimit të fëmijëve për të kërkuar lëmoshë në Mitrovicë.

https://kallxo.com/intervistohen-prinderit-e-dyshuar-per-keqperdorim-te-femijes-per-te-kerkuar-lemoshe/

.