Pauzë në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës është dhënë pauzë pas diskutimeve kundër dhunës ndaj grave.

Pas diskutimeve kundër dhunës ndaj grave në Kuvendin e Kosovës është dhënë pauzë deri në orën 14:00.

Deputetët, të cilët nuk shfaqën shumë interesim për temën për të cilën po diskutohej, nuk e kishin fort të qartë nëse duhej të shkonin në pauzë, apo të vazhdonin diskutimet.

Kryesuesi Xhavit Haliti kërkoi pauzë, pasi paralajmëroi se Kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen e saj.

Ai i pyeti deputetët nëse janë për pauzë, apo për vazhdim të debatit dhe kur nuk mori përgjigje, tha se ata që duan mund të dalin, e ata që duan të vazhdojnë debatin të qëndrojnë në seancë.

Pastaj, derisa deputetja Besa Gaxherri nisi fjalën, gati të gjithë deputetët lëshuan sallën dhe Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 14:00.