Pas dy ditëve nxjerrët nga gremina kamioni i aksidentuar në Bogë

Dy ditë pas aksidentit i cili ka ndodhur në fshatin  Bogë të Pejës është nxjerrë kamioni transportues për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili kishte rënë në një greminë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com në të cilat shihet kamioni transportues për mirëmbajtjen e rrugëve i cili është nxjerrë nga gremina.

KALLXO.com kishte raportuar për aksidentin i cili kishte ndodhur në fshatin Bogë të Rugovës.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës ka thënë për KALLXO.com se nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime. Sipas informacioneve të para nga mjekët kujdestar të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj për KALLXO.com.